Politike

‘E quani fitore Elbasanin, ky është kulmi’/ Mark Marku me kritika të ashpra: Rrezikojmë të mbetemi në opozitë dhe pas

17 Korrik 2021, 13:01 Nga DOSJA
‘E quani fitore Elbasanin, ky është kulmi’/ Mark Marku me

TIRANË– Deputeti i zgjedhur, Mark Marku gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ka kritikuar aksionin dhe analizën zgjedhore të PD-së.


“Për herë të parë në historinë e pluralizmit PD pas dy mandateve nuk arritëm të vinin në pushtet. Ky është fakt. Fakt i rëndë për ne dhe për vendin! E vërtetë se PD ka marrë numër më të madh votash, numër më të madh deputetësh, por është e vërtetë dhe ju bëj thirrje ta mendoni, PD është në pikën me kritike të saj. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje është shndërruar në një regjim politik me rrezikshmërinë për fatet e shoqërisë. Në Lezhë ky operacion ishte i dukshëm. Në Lezhë fituam mbi 30 mijë vota dhe 4 mandate. Për fat të keq në analizën e paraqitur këtu ky rezultat është relativizuar, gjë që është një fyerje për të gjithë ata që na besuan. Kjo analizë nuk mund të mbështetet mbi pritshmëri. Nuk bëhet analizë e njehsuar nga realiteti lokal në Shqipëri, pasi këto realitete lokale në Shqipëri, janë shumë të veçanta. Në Elbasan paskësh qenë humbja pritshmëri, apo në Berat etj, se në këto qarqe thuhet u arrit objektivat. Nga ana metodologjike tregon mentalitetin humbës se sa rezultatet konkrete. Kjo është turp.

Opinioni publik dhe qytetarët kanë pritshmëri të tjera nga kjo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi me gjendjen e rëndë ku ndodhemi është krejtësisht jashtë kontekstit ku ndodhemi. Duke përdorur një term të Aurel Plasarit ne jemi jashtë kohës politike gjë që po na bën ne që të rrezikojmë kohën e PD-së për 4 vite të tjera. Ne rrezikojmë që edhe pas katër vitesh të mblidhemi prapë dhe të themi po na vodhën prapë, dhe na bënë masakër zgjedhore. Na vodhën për herë të parë s’kemi faj, kur na vjedhin herën e dytë ke dhe ti faj se e ke lënë bravën hapur. Të fillojmë të mendojmë seriozisht. Kuvendi u mbyll para se të fillonte! Ti mbyll Kongresin dhe voton, kurse ne dalin flasim këtu. Katër propozimet e Kuvendit janë kot. E disfunksionalizon PD-në. Janë funksione që s’kanë lidhje fare me gjendjen ku ndodhet vendi. Hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar. E kthejmë PD-në në një gjendje permanente opozitare dhe pa prespektive për ardhjen në pushtet.’– tha ai.

Demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, Basha: Kurrë s’do e njohim 25 prillin! Nisim Platformën Qytetare për Demokraci, dora e shtrirë për kritikët, por s’kthej faqe (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd mark marku kuvendi kombetar i pd mark marku

Sondazh

Poll