Politike

Kush mungoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së? Nishani la karrigen bosh, Shehaj refuzoi të flasë pas fjalës së Bashës

17 Korrik 2021, 12:26 Nga DOSJA
Kush mungoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së? Nishani la

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mbajt ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, ku 7000 demokratë po votojnë 300 anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Në këtë Kuvend morën pjesë të gjithë anëtarët dhe drejtuesit politikë të PD-së që nga Kryetari i saj Lulzim Basha deri te lideri historik Sali Berisha. 

Por ajo që mori vëmendje në këtë Kuvend ishte mungesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili nuk u shfaq fare në Pallatin e Kongreseve. Nishani që nga humbja e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, e ka cilësuar Bashën si shkaktarin dhe fajtorin kryesor të humbjes. Ai e ka kritikuar atë si dhe i ka kërkuar që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së.

Ndërsa Agron Shehaj, edhe pse mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, e bojkotoi atë pas fjalës së Bashës. Shehaj ishte parashikuar që të filste në këtë Kuvend, si të gjithë drejtuesit politik të PD-së, por në minutat e fundit ai hoqi dorë. Motivet e këtij veprimi nga ana e Shehajt, ende nuk dihen, ndërkohë që në zgjedhjet e brendshme të PD-së, të cilët u mbajtën në 13 qershor, Shehaj ishte kundërshtar i Bashës, në garën për kryetar të PD-së.

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj bujar nishani kuvendi kombetar i pd lulzim basha agron shehaj bujar nishani kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll