Politike

Basha voton për Këshillin e ri Kombëtar: Vota e çdo delegati ka peshë të madhe, zgjedhim pëfaqësuesit që do luftojnë p

17 Korrik 2021, 12:05 Nga DOSJA
Basha voton për Këshillin e ri Kombëtar: Vota e çdo

TIRANË– Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një mesazh pas votimit në Kuvendin Kombëtar të PD për të gjithë delegatët, teksa është shfaqur në kutinë e votimit me dy gishat lart.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ai thotë se vota e çdo njërit prej tyre në këtë kohë merr një peshë të madhe, pasi do zgjidhen përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.

POSTIMI I BASHËS:

Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre. Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.
Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet.

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll