Politike

Ishte parashikuar të fliste, Agron Shehaj bojkoton Kuvendin Kombëtar të PD-së

17 Korrik 2021, 11:47 Nga DOSJA
Ishte parashikuar të fliste, Agron Shehaj bojkoton Kuvendin Kombëtar

TIRANË- Agron Shehaj ka bojkotuar Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili po mbahet ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Shehaj ishte parashikuar të merrte fjalën në punimet e Kuvendit, por ai e bojkotoi atë pas fjalës së Bashës.

Vetë drejtuesi i komisionit të punimeve në Kuvend, Jemin Gjana bëri me dije se do të flasin vetëm 18 drejtues politikë të PD-së, nga 19, që ishin parashikuar fillimisht. Ndërkohë që ende nuk dihen se cilat janë motivet e këtij veprimi të Shehajt.

Shehaj në zgjedhjet për kryetar të PD-së në 13 qershor ishte kundërshtari i Bashës, dhe kandidati i dytë më i votuar pas tij.

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj kuvendi kombetar i pd agron shehaj kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll