Politike

“Mezi po pres, mezi po pres…”, Berisha konfirmon pjesëmarrjen në Kuvend: Jam themelues i parlamentit pluralist në Shqip

17 Korrik 2021, 11:45 Nga DOSJA
“Mezi po pres, mezi po pres…”, Berisha konfirmon

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kandidoi në Tiranë në radhët e PD-së në Tiranë, ka konfirmuar ditën e sotme se do të marrë pjesë në Kuvend, duke marrë zyrtarisht madatin. 

“Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres!”, tha Berisha i intuziasmuar para gazetarëve.

Jashtë Pallatit të Kongreseve, Berisha theksoi se detyra e opozitës është që të lëvizë të gjithë gurët për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, të cilën e quajti narkoshtetin e vetëm në Europë.


“Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë. Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet ti shihni gjëra në kompleksin e tyre. Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do ti ketë kohët e numëruara. Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës.

Berisha u pyet edhe lidhur me procedurat ligjore me Anthony Blinken, ku tha se ato po vazhdojnë dhe avokati i tij francez, është afër dorëzimit të padisë në gjykatë, ndërsa tha se është në pritje të provave kundër tij.

“Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund tiu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykësi, unë qëndroj besimplotë te drejtësia”, përmbylli Berisha fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd sali berisha kuvendi kombetar i pd sali berisha

Sondazh

Poll