Politike

I veshur me treçerekëshe dhe me qese plehrash në dorë, Rama mbledh vetë mbeturinat në Lungomare, s’i del e keqja me Leli

17 Korrik 2021, 11:33 Nga DOSJA
I veshur me treçerekëshe dhe me qese plehrash në dorë,

VLORË- Ndërsa PD po denoncon në Kongres atë që ndodhi në 25 prill, duke akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën për masakrën zgjedhore dhe instalimin e regjimit, Kryeministri është përqëndruar në një betejë tjetër, me Dritan Lelin. Si kurrë më parë, Rama mbledh me dorë mbetjet e qytetarëve personalisht, përpara kamerave, në fushat e sportit tek pedonalja në Vlorë, teksa veshur mban një palë treçerekshe të zëza.

Në fund të shfaqjes së transmetuar në Facebook-un e tij, jep edhe mesazhin për qytetarët që nuk duhet t’i hedhin dhe për kryetarin e Bashkisë, Leli, që nuk i ka hequr mbetjet përpara se të agonte që të mos i shikonin turistët.


“Vetem 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet një komunitet, por edhe një bashki. Ato që vijnë dhe luajnë këtu bëjnë mirë, ti mbledhin dhe të mos i hedhin. Ato që i mirmëmbajnë duhet t’i pastrojnë përpara se të lindi dielli dhe njerzit, shqiptarë, të huaj, që kalojnë anash dhe të mos shikojnë këtë pamje që është një turp”, tha Rama.

Nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë që Dritan Leli të shkarkohet, por e sigurtë është që ish- mjeku, tani Kryetar Bashkie në mandatin e dytë, me mosbindjen ndaj Kryeministrit, I ka hapur aq shumë punë Ramës, sa e detyroi të bente dhe mbledhësin e plehrave.

Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli edi rama dritan leli edi rama

Sondazh

Poll