Politike

Edi Paloka bën deklaratën e fortë: Altin Hajrit ju hoq sekuestroja e pronës pasi bleu vota për Partinë Socialiste

17 Korrik 2021, 11:30 Nga DOSJA
Edi Paloka bën deklaratën e fortë: Altin Hajrit ju hoq

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ku tha se mbështeti botën e krimit për të fituar zgjedhjet.

Paloka përmendi rastin e Altin Hajrit, për të cilën tha se iu hoq sekuestroja e pronës, vetëm pasi u shoqëruar me anëtarët e PS dhe bleu vota për ta.

FJALA E EDI PALOKËS: 

Rama ka përdorur krimin dhe e ka detyruar të përdorur edhe kur nuk do të përdoret. Altin Hajrin në Shijak e njohin të gjithë në botën e krimit ndërsa shqiptarët e njohën me të famshëm OFL. I mbani mend aksionet e para me automatik të cilat rrethonin një pronë. Ajo ishte e Altin Hajrit, i njohur si trafikant droge. Fakti që ishte në kërkim, nuk e pengoi të ishte me kandidatët e Ps, e mbi të gjitha të blinte vota për ta. Më pas prona u hoq nga sekuestro.

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll