Politike

“Mega-afera e Portit të Durrësit”, Lulzim Basha: Ligjet bëhen me porosi të klientëve të regjimit, po vidhet prona publ

17 Korrik 2021, 11:20 Nga DOSJA
“Mega-afera e Portit të Durrësit”, Lulzim Basha: Ligjet

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar se pronat publike janë grabitur dhe vjedhur

Basha tha në fjalimin e tij se PD do të vazhdojë të denoncojë aferat korruptive, , ku përmendi rastin e Portit të Durrësit për të cilin tha se ‘afera’ sapo ka nisur të përvijohet.


FJALA E BASHËS:

Ligjet bëhen me porosi të klientëve të regjimit, prona private grabitet dhe shkatërrohet, pasuritë natyrore plackiten, prona publike vidhet në shkelje të cdo norme dhe përfituesit fshihen në parajsa fiskale, si në rastin e Portit të Durrësit, kësaj mega-afere, konturet e të cilës vetëm sapo nisin të përvijohen.

Të drejtat shkelen, liritë mohohen, taksat e qytetarëve vidhen, ekonomia asfiksohet nga korrupsioni i kudogjendur, institucionet publike vendosen në shërbim të interesave të errëta klienteliste dhe kriminale, procesi zgjedhor goditet deri në asgjësim, për të mbajtur fasadën e një normaliteti fiktiv të një demokracie që nuk është më.

Kapja e shtetit ka plagosur rëndë sistemin politik, ka shkatërruar ekonominë, ka dëmtuar rëndë shoqërinë. Kjo është arsyeja pse njerëzit janë kaq të dëshpëruar për gjendjen e vendit tonë. Shqiptarët e dinë që nuk mund të jenë të lirë, në një shtet të kapur.

Sepse kur pushteti punon për interesat e një pakice, kur pushteti përdoret për të mbrojtur interesat e një pakice, dhe pasuritë kombëtare përdoren për të nginjur orekset e një pakice, atëherë shumica përjashtohet dhe humbet çdo kontroll mbi qeverisjen, çdo shpresë për një të ardhme më të mirë. Nuk ka pse të jetë kështu, nuk duhet të jetë kështu dhe nuk mund ta pranojmë kurrë të vazhdojë kështu.

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll