Politike

Paloka ‘sulmon’ kundërshtarët e kreut të PD-së: A zgjidhet problem me ikjen e Bashës? Do doja të ishte kështu, por nu

17 Korrik 2021, 11:14 Nga DOSJA
Paloka ‘sulmon’ kundërshtarët e kreut të PD-së:

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, foli edhe për demokratët të cilët dolën kundër Lulzim Bashës, ku tha se ata e kanë adresuar gabim problemin.

Paloka tha se Basha nuk është fajtor për zgjedhjet e 25 prillit, dhe se ky është naivitet, që i shërben kundërshtarit.


FJALA E PALOKËS:

Unë do dëshiroja që zgjidhja të ishte aq e lehtë saç e paraqitën disa kolegë tanë pas 25 prillit. Fajtor është Basha dhe problemi u zgjidh. Do dëshiroja që shkaku i humbjes të ishte Basha, unë apo kushdo tjetër nga ne, dhe zgjidhja do të ishte më e lehtë. Kjo nuk është kështu kjo nuk është e vërteta. Pra Rama na i paska fituar zgjedhjet se ato janë më demokratike se ne. Kjo është naivitet. Është ta kërkosh problemin aty ku nuk është. Duke adresuar gabim problemi edhe zgjidhja që ofrohet është e gabuar. Në këtë mënyrë ne i shërbejnë kundërshtarit tonë. Problemet tona të brendshme kanë luajtur një rol të pakonsiderueshëm në shkallën e manipulimit që bëri Rama.

(Kle./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi paloka kuvendi kombetar i pd edi paloka kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll