Politike

“Kam një ëndërr që s’e kam thënë më parë”, Basha: Koha që të rinjtë dhe të rejat të na përfaqësojnë në BE

17 Korrik 2021, 10:07 Nga DOSJA
“Kam një ëndërr që s’e kam thënë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike tha gjatë fjalës së tij sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, se ai ka një ëndërr të cilën nuk e ka treguar më parë.

Basha shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar më të rinjtë, dhe për t’i dhënë mundësi këtyre të fundit të përfaqësojnë Shqipërinë në Bashkimin Europian, pasi sipas kryedemokratit, ky moment do të jetë ora më e mirë e PD-së.


FJALA E LULZIM BASHËS:

Me vlerat që na dallojnë, të lirisë, konkurencës dhe hapjes, ne do të përsosim edhe më shumë Partinë Demokratike, jo vetëm për t’u përballur me regjimin, por për të qenë në lartësinë e premtimit të papërmbushur të dhjetorit 1990. Atë të Shqipërisë europiane. Jemi ne që do ta bëjmë realitet këtë amanet, jemi ne partia që do të realizojë këtë aspiratë dhe do ta bëjmë duke i hapur rrugën brenda rradhëve tona atyre që i kanë prirë betejës së 25 prillit, të rinjve dhe të rejave.

Unë do të jem përherë mirënjohës për angazhimin tuaj, është krenaria ime të shoh, se kemi midis nesh një brez të ri që është gati të bëhet ndryshimi që duan të sjellin në Shqipëri. Ndaj jush, kemi një borxh të madh dhe ne duhet të jemi gati që këtij brezi të ri demokratesh dhe demokratësh t’u hapim dyert dhe zemrat, sepse në fytyrat e tyre guximtare është shkruar e ardhmja e familjes tonë politike dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë. Ne kemi nevojë për energjinë tuaj, ne kemi nevojë për krijimtarinë dhe vizionin tuaj, është koha që ju të merrni përgjegjësitë që ju takojnë! Sot kam një ëndërr që nuk e kam thënë më parë, të shohim të rinjtë e këtij vendi, të përfaqësojnë kombin tonë në familjen e madhe Europiane. Kjo do të jetë ora më e mirë e PD.

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll