Politike

Basha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë: Bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim

17 Korrik 2021, 09:53 Nga DOSJA
Basha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë:

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratik ka propozuar Platformën Qytetare për Demokracinë, ku tha se duhet bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim, pasi këtë rrugë PD nuk mund ta përshkojë e vetme.


FJALA E BASHËS:

Rruga drejt realizimi të këtij misioni nuk është e lehtë dhe as e tillë që Partia Demokratike mund ta përshkojë e vetme. 
Ajo fillon duke u dhënë pushtet qytetarëve. Ndaj me forcën që na dhanë qytetarët në 25 prill, ne ftojmë shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim rrënjësor në punët e vendit, dhe rezultate të prekshme për veten dhe fëmijët e tyre, që të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë.
Ndërtimi i kësaj platforme do të ketë në themelin e saj rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.
Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha grupet shoqërore: Intelektualë, studentë, pedagogë, sipërmarrës, artistë, gazetarë, profesionistë, fermerë,  të rinj e të reja që kërkojnë kthimin e normalitetit në vend.  Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.
Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike dhe e shpëtojnë shtetin nga kapja e një pakice që kërcënon të ardhmen e vendit.

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(Kle.m./dosja.al)

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll