Politike

Basha i ‘shtrin dorën’ kritikëve: Një mesazh për të gjithë ata që panë të arsyeshme të luftojnë më shumë kundë

17 Korrik 2021, 09:49 Nga DOSJA
Basha i ‘shtrin dorën’ kritikëve: Një mesazh për

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha tha se dora e tij mbetet e shtrirë për këdo që kërkon të japë kontributin e tij për t’u bashkuar në aksionin demokratëve.

Basha dha një mesazh edhe për ata që luftuan kundër Partisë Demokratike, duke thënë se dera për ta mbetet e hapur.


FJALA E BASHËS:

Sot gjithashtu kam një thirrje për të gjithë ata që e kuptojnë rrezikun që ky regjim përbën për demokracinë, dhe ndër vite kanë kontribuar për Partinë Demokratike. Kjo është dhe mbetet shtëpia juaj. Nëse doni të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni në shërbim ndaj demokratëve besimin që demokratët ju kanë dhënë ndër vite, jeni të mirëpritur.

Nga ana tjetër kam edhe një mesazh për të gjithë ata, që për një motiv apo për një tjetër kanë parë të arsyeshme të luftojnë më shumë kundër Partisë Demokratike se sa kundër Ramës. Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë, dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme.”

LAJMI KRYESOR: Nis me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID, Kuvendi Kombëtar i PD! 7000 delegatë do të zgjedhin 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, Basha: Ne dolëm nga 25 prilli me kokën lart!

(Kle.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd lulzim basha kuvendi kombetar i pd lulzim basha

Sondazh

Poll