Politike

Hapet rruga panoramike në Bypassin e Vlorës, Rama: Projekti ishte problematik me ngecje dhe shpronësime. Pse mungoi ambasador

16 Korrik 2021, 19:22 Nga DOSJA
Hapet rruga panoramike në Bypassin e Vlorës, Rama: Projekti ishte

VLORË– Kryeministri Edi Rama ishte sot në bypassin e Vlorës, ku është hapur aksi rrugor që pritet të të lehtësojë qarkullimin e mjeteve gjatë sezonit veror. Rama tha se ky projekt ishte problematik për shkak të shpronësimeve, por gjithçka është zgjidhur dhe puna ka shkuar siç duhet.

“Sot ne jemi këtu për të dhënë që kush niset për në jug, për të kaluar nga Vlora në bregdetin e Jonit ka një mundësi ndryshe. Kalohet me lirshmëri të madhe edhe në nje fragment natyre të panjohurat më parë, me një udhëtim panoramik që e fut në klimën e pushimit çdo pushues dhe çdo vizitor. Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore. Projekti ishte problematik, ngecjet shpronësimet, tani ja ku jemi. Në vjeshtë këtu nuk ka më kantier,”- tha Rama.

E pranishme ishte edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila informoi kryeministrin për ecurinë e punës. Sipas saj, ky aks rrugor është pajisur me sinjalistikë dhe do të monitorohet me radar, ndërsa në zonat problematike do të vendosen patrulla policie.

Por kjo e fundit, rreth një javë më parë kishte lajmëruar një festë në hapjen e kësaj rruge, duke përmendur si të pranishëm edhe ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Por ky i fundit mungoi. Rama shoqërohej vetëm nga deputeti i zgjedhur Damian Gjiknuri, kryepolici Ardi Veliu dhe ministrja Balluku. Pse mungoi vallë Soreca?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bypass i vlores edi rama bypass i vlores edi rama

Sondazh

Poll