Politike

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin, Adriana Kalaja: U ngrit në nivelin e detyrës, analiza ishte brilante. SPAK të h

16 Korrik 2021, 17:10 Nga DOSJA
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin, Adriana Kalaja: U ngrit

TIRANË– Avokatja e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, Adriana Kalaja ka reaguar pas zbardhjes së plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Ajo e ka cilësuar si fitore vendimin e Kushtetueses duke kërkuar nga Prokuroria e Posaçme që të nisë hetimet lidhur me të gjitha kallëzimet penale të depozituara.

“Përshëndetje të dashur miq, mbështetës, ndjekës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ju qëndrestarë, të cilët për asnjë moment nuk u shkëputët nga protesta, nga kauza, por mbi të gjitha nga besimi që mbrojtja e Teatrit është një e drejtë kushtetuese dhe se ajo do të vendosej. Sapo morëm në GJK vendimin e zbardhur të trupit gjykues. Do t’ju njohim me elementet përbërës. Pamë në momentet e para, i pëlqen apo jo pushtetit, kjo është një fitore e plotë e Teatrit mbi pushtetin, dhunën dhe makabritetin. Kjo është një fitore e plotë, dhe jo e pjesshme apo gjysmake siç mendon kryetari i Bashkisë dhe të gjithë zbvarranikët e tij apo Kryeministrit Rama. Kjo fitore përveçse na jep stimul shumë të madh për ta vazhduar betejën deri në fund, kjo është një orientim i qartë për SPAK për mënyrën si duhet të vazhdojnë me procedimin e të gjithë kallzimeve penale që ne kemi bërë në SPAK. GJK ka bërë një analizë brilante. Më në fund, GJK u ngrit në nivelin e detyrës, pavarësisht ndërhyrjes së pushtetit apo ndërkombëtarëve. Dha një vendim të drejtë pro teatrit. Kisha dy thirrje në emër të atyre që vazhdojnë të luftojnë për kauzën e teatrit. Së pari i bëj thirrje kryetarit të bashkisë, të ulët ta studiojë mirë vendimin e GJK dhe të mos guxojë të bëhet pengesë e këtij vendimi, sepse kjo përbën vepër penale. I bëj thirrje një grupi të shoqerisë civile të paguar nga pushteti, që të heqin dorë nga përpjekjet për të shfokusuar vendimin e GJK, për ta hequr si proces kushtetues dhe për të vijuar në proces administrativ. I bëj thirrje se do të përballen me ligjin. Nesër do të jetë shumë vonë. Ata do të mbahen mend si njerëz me turp që i kanë shërbyer pushtetit. Gjykata Kushtetusese foli. Radhën e ka SPAK. Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Faleminderit!,”– u shpreh Kalaja.

 

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin që mori më 2 korrik për rrëzimin ligjor për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Por vendimi për prishjen e godinës nuk u shpall anti-kushtetues pasi nuk u arrit kuorumi i mjaftueshëm ms gjyqtarëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriana kalaja gjykata kushtetuese per teatrin teatri kombetar adriana kalaja gjykata kushtetuese per teatrin teatri kombetar

Sondazh

Poll