Politike

‘E hapim më 16 korrik, do kemi festë’/ Balluku shkuajti në ‘akull’ premtimin për bypass-in e Vlorës, afati kaloi po

16 Korrik 2021, 16:46 Nga DOSJA
‘E hapim më 16 korrik, do kemi festë’/ Balluku shkuajti

VLORË– Më 8 korrik, më shumë se një javë më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër punimet bypass-t të Vlorës, ku edhe premtoi hapjen e aksit. Në një video-live, në orët e vona të mbrëmjes, Balluku tha se më 16 korrik, pra supozohet sot, do të ishte e pranishme me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca për hapjen e segmentit.

“Ka ardhur momenti që ta deklaroj, që kjo rrugë do jetë e përfunduar në datën 15 korrik. Ne mbyllim të gjitha punimet. Do punojmë me Policinë Rrugore për ta kolauduar dhe më pas bashkë me kryeministrin dhe delegacionin e BE, pasditen e datës 16, ne do të hapim zyrtarisht këtë rrugë për kalim. Deri në 15 të gjithë së bashku të mbyllim edhe ato problematika që kanë ngelur! Për ta bërë të kalueshme, për tu dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të shkojnë drejt jugut, për të kapur edhe dy javët e fundit të pushimeve, që është edhe piku i sezonit do hapet rruga. Pas 7 ditësh do jemi në festë,”-tha ajo.

Festë u premtua, por festë nuk ka! Ka kaluar e gjithë dita por nuk ka pasur prerje shiriti për të hapur rrugën. As axhenda e ngjeshur nuk mund të përdoret si justifikim, pasi Rama sot pati vetëm një takim zyrtar me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Çfarë ndodhi që nuk u inagurua rruga sot? Po sikur të ketë pasur pushues që duke mbajtur mend fjalët e ministres, kanë vendosur që të provojnë rrugën e re? Përse u shty inagurimi dhe më e rëndësishmja pse nuk u mbajt premtimi? Ndërkohë që nga ana e Ministrisë ka vetëm heshtje…

Bypass i Vlorës duhet të hapej më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belinda balluku bypass i vlores ministria e infrastruktures dhe energjise belinda balluku bypass i vlores ministria e infrastruktures dhe energjise

Sondazh

Poll