Edi Rama apo Albin Kurti?! Ja çfarë preferencash ka zv/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, anën e kujt mban për m
16 Korrik 2021, 16:23Nga DOSJA
Pasditen e sotme në emisionin Top Talk, me Denis Dyrnjanë në Top Channel, ishte i ftuar zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi, i cili ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.
I pyetur për minishengenin ballkanik dhe qëndrimet e ndryshme të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti, Abazoviç duket se mbështet qëndrimin e Ramës.
Ai theksoi se çdo vend i Ballkanit Perëndimor duhet të shkojë drejt Bashkimit Europian me kufijtë ekzitues dhe nuk duhet të aderojmë ndryshimin e kufijve, pasi do të krijonte pasoja.
Dyrnjaja: Albin Kurti thotë që Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen, ndërkohë Rama thotë se ne duhet të bashkohemi për të hequr kufijtë në kuadër të BE. Rama thotë se duhet të bëjmë minishengenin ballkanik, Kurti thotë se Kosova nuk është pjesë e Shengenit Ballkanik. Këtu ka ndasi goxha të mëdha, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dy pjesët më të mëdha ku banojnë shqiptarë.
Abazoviç: Kjo është tezë paska gjeopolitike dhe ne duhet të kemi një realitet. Tjetër është se çfarë janë ëndrrat dhe vizionet tona, ne duhet të ballafaqohemi me një realitete. Realiteti është që ne me këta kufij të shkojmë drejt BE-së. Çdo gjë tjetër krijon pasoja dhe i jep legjitimitet edhe të tjerëve të kenë kërkesa të tjetra.
Ne duhet të kemi idenë të ecim para dhe në BE, besoj se këto dy qeveri kanë për të gjetur mënyrën për të pasur një gjuhë të përbashkët në atë drejtim dhe kjo duhet të sjellë një gjë të mirë. Këto përçarjet që janë, unë e kam pasur fjalën tek këto lokalizmat që s’kanë sjellë kurrgjë të mirë.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Zv. kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, ku edhe ka takuar krerët e sh...
TIRANË– Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Bashën, deklaroi se dy vendet duhet të merren me gjëra k...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat, pas takimit me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazovi...
TIRANË– Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman është në fund të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.Me këtë rast, presi...
TIRANË– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar vlerën e një vote, e cila përllogaritet nga fondi total i alokuar nga buxheti i shtetit për partitë q...
TIRANË– Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur së fundmi për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike pas mbledhj...
TIRANË– Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka komentuar ditën e sotme pamjet filmike të vetë institucionit gjatë aktiviteti në Lushnjë të bimëve të ...
TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, njëkohësisht kreu i kësaj partie në Fier, Petro Koçi ka sqaruar deklaratën e tij të bërë ditën e s...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’, ka njoftuar se nga java e...