Politike

Zv.kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë! Abazoviç

16 Korrik 2021, 15:47 Nga DOSJA
Zv.kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi vizitë

TIRANË– Zv. kryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, ku edhe ka takuar krerët e shtetit por jo vetëm. Fillimisht Abazoviç ka zbarkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, e ka cilësuar këtë takim shumë të frytshëm, duke theksuar se kanë rënë dakord në çdo pikë, por duke mos dhënë detaje se ku u përqendrua biseda mes tyre. Madje nuk kanë zhvilluar as edhe ndonjë konferencë për shtyp.

Abazoviç ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit i kërkoi një përfaqësim më përfshirës të shqiptarëve në institucionet e vendit fqinjë, ndërsa në fund ka shkuar në selinë blu për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit tha se diskutuan mbi zhvillimin e popujve tanë dhe integrimin në BE. Ndërkohë nga ana tjetër, Abazoviç tha se është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona. Në fund të prononcimit për shtyp, shqiptari lajmëroi se ndalesa e tij e fundit do të ishte në Durrës, ku do të takohej me shqiptarë të tjerë nga Ulqini.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan abazovic vizite ne tirane dritan abazovic vizite ne tirane

Sondazh

Poll