Politike

Dritan Abazoviç flet pas takimit me Bashën: Të ulim tensionet, të mos merremi me punë koti

16 Korrik 2021, 15:22 Nga DOSJA
Dritan Abazoviç flet pas takimit me Bashën: Të ulim tensionet,

TIRANË– Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Bashën, deklaroi se dy vendet duhet të merren me gjëra konkrete dhe jo punë koti, duke ulur tensionet për të punuar për të mirën e dy palëve.

Gjatë fjalës së tij para selisë blu, Abazoviç theksoi  se është koha për një frymë të re evropiane për të gjitha trevat tona. Në fund të prononcimit për shtyp, shqiptari lajmëroi se ndalesa e tij e fundit do të ishte në Durrës, ku do të takohej me shqiptarë të tjerë nga Ulqini.

“Tregoj një kënaqësi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi. Sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë. Duhet t’i përshtatemi normave europiane dhe jemi të sigurt që ato që promovojnë duam t’i realizojmë. Të bëjmë maksimumin të fusim pak më shumë etikë në jetën politike. Që të bëhen gjërat konkrete dhe të mos merremi me punë koti. Unë do të mundohem të jap kontribut më të lartë në të ardhmen. Jam i kënaqur që sot vizitova subjekte të ndryshme në shtetin e Shqipërisë. Ka mbetur vetëm një vizitë te Ulqinakët e mi në Durrës. Unë e kam ftuar zotin Basha, kryeministrin, presidentin. T’i ulim tensionet dhe të punojmë për të mirën e të dy vendeve”, tha Abazoviç.

LAJMI KRYESOR: Zv.kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë! Abazoviç takime edhe me Metën e Bashën, të fundit lë Durrësin: Do shkoj tek ulqinakët e mi!

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll