Politike

Basha zbardh takimin me Abazoviç: Diskutuam për zhvillimin e popujve tanë dhe integrimin në BE!

16 Korrik 2021, 15:06 Nga DOSJA
Basha zbardh takimin me Abazoviç: Diskutuam për zhvillimin e popujve

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për mediat, pas takimit me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili pati sot në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Nga ambientet e selisë Blu, Basha vlerësoi zv.kryeministrin Abazoviç, duke e cilësuar atë një etalon të guximit, teksa tha se folën për integrimin në BE si dhe zhvillimin e popujve, por jo vetëm. Basha theksoi se i uroi Abazoviçit sukses në punën e tij.


Kam një kënaqësi unike, kënaqësinë e mikpritjes së zv.kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Karriera politike e tij është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë midis forcave për liri dhe rrezikut të autokracisë. Është një kënaqësi e veçantë, sepse interesi i PD dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombasit tonë në Malin e Zi ka qenë dhe mbetet permanent, dhe gjatë bisedës së sotme konstatova se përkushtimi i Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty, por edhe nga PD qoftë në qeverisje apo në opozitë. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia te politikat reale, zhvillimi i popujve tanë dhe integrimi në BE i dy vendeve tona. Abazoviç është një etalon i guximit”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Zv.kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë! Abazoviç takime edhe me Metën e Bashën, të fundit lë Durrësin: Do shkoj tek ulqinakët e mi!

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan abazovic lulzim basha dritan abazovic lulzim basha

Sondazh

Poll