Politike

Kuvendi Kombëtar i PD-së, Fatbardh Kadilli: Pres analizë të thellë dhe bashkëbisedim mes demokratëve

16 Korrik 2021, 12:28 Nga DOSJA
Kuvendi Kombëtar i PD-së, Fatbardh Kadilli: Pres analizë të

TIRANË– Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur së fundmi për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike pas mbledhjes së kryesisë dhe në prag të Kuvendit Kombëtar.

Në një intervistë për ‘Faxnews’, Kadilli u shpreh se ai pret një analizë të thelluar në Kuvendin Kombëtar, edhe pse propozimet e tij u rrëzuan në mbledhjen e Kryesisë, ku u pranuan ato të kreut të PD-së.

Ndryshimet dhe analiza janë gjëra të nevojshme dhe të domosdoshme për një parti në çdo moment, para zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve dhe mbas zgjedhjeve Në rastin konkret unë vetë dhe çdo demokrat ka pritshmëritë që analiza të jetë e plotë dhe e thellë dhe ndryshimet të jenë rrënjësore për t’i dhënë përgjigje situatës e cila është më dramatike se ç’duket në sipërfaqe.

Situata është më dramatike pasi shoqëria shqiptare përballet për herë të tretë me një mandat nga i njëjti kryeministër që i ka dhënë të gjitha provat e autoritarizmit në dy mandatet e para dhe për herë të parë një opozitë për herë të tretë në opozitë. Opozitarizmi nuk është një kulturë e ngulur thellë në shoqërinë shqiptare, është një kulturë e re 30-vjeç. Të forcosh opozitarizmin në një shoqëri të vogël, pa traditë demokratike, duke ecur me modele të pasukseshmel, tregon që nuk e kuptuar qartësisht për atë çfarë të pret përballë.

Prandaj unë prisja dhe pres edhe nga Kuvendi, sepse proceset nuk mblidhen me një mbledhje, pres të ketë më tepër reflektim nga elita politike që është Kryesia dhe nga Kuvendi Kombëtar. Kuvendi nuk është vetëm fjalimet dhe recitimet tona, edhe ato janë të rëndësishme për të përcjellë mesazh, por bashkëbisedimi dhe kuvendimi mes demokratëve ëshët i rëndësishëm”, tha Kadilli.

Ditën e djeshme, përveç analizës së zgjedhjeve, e cila u miratua pavarëisht debatave, Kryesia dha “ok” edhe për ndryshimet në statutin e PD-së. Propozimet e Bashës për zgjerimin e Kryesisë, shtimin e sekretariateve dhe kalimin e kompetencës së vendosjes për marrëveshjet politike te Këshilli Kombëtar, e deri mos-prekja e mandatit të kryetarit të Partisë, u panë nga 9 anëtarët e Komisionit Statutor si të duhurat për demokratizimin e mëtejshëm të PD. Nesër, këto propozime do të duhet të marrin edhe dritën jeshile të Kuvendit Kombëtar.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli kuvendi kombetar i pd fatbardh kadilli kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll