Politike

Lënda narkotike në serën e Lushnjes/ Ekonomi shpjegon eksperimentet e farave: Mund të qëllojë që të jetë kanabis, mund

16 Korrik 2021, 12:17 Nga DOSJA
Lënda narkotike në serën e Lushnjes/ Ekonomi shpjegon

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka komentuar ditën e sotme pamjet filmike të vetë institucionit gjatë aktiviteti në Lushnjë të bimëve të kanabisit pranë domateve. Ajo u shpreh se këto sera përdoren si bazë eksperimentale. Sipas saj bimët kanë cikël 1-vjeçar dhe quhen perime, fara mund të qëllojë kanabis por dhe ndonjë perim tjetër. Nëse rezulton kanabis, Ekonomi tha se ajo sekuestrohet nga prokuroria.

‘Në Ministrinë e Bujqësisë funksionojnë dhe 5 institucione varësie, janë të shpërndara në të gjithë vendin, kanë detyra të ndryshme shkencore. Si të tilla merren dhe mënyrën si duhet të kultivohen perimet, si duhet të mbarështohet një gjedh e me radhë. Që nga 2010 e këtej, në këto qendra që janë shtetërore, mes prokurorisë, policisë dhe Qendrës së Fushë-Krujës, ka pasur një marrëveshje për të bërë eksperimente për fara të dyshuara. Do përdorë për këtë një bazë eksperimentale dhe baza është sera. Janë bimë që kanë cikël 1-vjeçar, quhen perime dhe do shihen në një serë. Ndërgjegjja profesionale e stafit të Ministrisë së Bujqësisë është e lartë, ato marrin sipas atyre që sjell prokuroria këtë farë në kushtet e serës. Fara mund të qëllojë të jetë kanabis, por mund të jetë dhe spinaq, apo kërp dhe ka nevojë për një rritje biologjike që prokuroria e policia të ndërmarrë një vendim. Nëse rezulton kanabis e merr prokuroria, nuk është detyra jonë, ne jemi vetëm një hallkë”, deklaroi ajo.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kanabis ne qttb milva ekonomi kanabis ne qttb milva ekonomi

Sondazh

Poll