Politike

“Ishin aleatë me qeverinë në ’90”, Petro Koçi flet sërish për të “të fortët e Fierit” që marrin tendera në

16 Korrik 2021, 12:03 Nga DOSJA
“Ishin aleatë me qeverinë në ’90”, Petro

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, njëkohësisht kreu i kësaj partie në Fier, Petro Koçi ka sqaruar deklaratën e tij të bërë ditën e sotme, sesi bota e krimit po përfiton tendera publikë në këtë qark. Në një intervistë për Report Tv, Koçi u shpreh se aksioni i nisur nga SPAK në institucione të rëndësishme duhet bëhet edhe në Fier, teksa nuk dha emra apo ngjarje konkrete. Ai theksoi se grupet kriminale protagoniste të cilat veprojnë sot, rreth viteve “90 ishin aleate të ngushta me qeverinë, ndërsa u sofistikuan me kalimin e kohës, duke vepruar në mënyrë indirekte.

Nuk është se ka ndodhur ndonjë ngjarje tani konkrete. Shumë nga protagonistët e botës së krimit, në vitet “90 ishin aleate me qevrinë. Është sofistikuar protagonizimi i kësaj bote apo i strukturës kriminale. Dikur ata kishin një aleancë të drejtpërdrejt me politikën, duke qenë në komisione zgjedhore, sidomos në vitet ’90.

Këta njerëz te cilët nuk janë direkt, por veprojnë në mënyrë indirekte. Këta nuk dominojnë në jetën publike. Zyrtarët duhet të kenë kurajon e dhuhur për të denoncuar. Ky është një fenomen i përhapur, referenca është politike dhe kjo është në dobi të Partisë Socialiste.

Nuk kemi vënë në objekt dikë dhe duam ta godasim, ne do kapim fenomenin. Ideja është se ne si parti e mbështesim këtë luftë që po bëhet nga organet mbi krimin dhe kjo duhet të bëhet edhe në Fier. Ky aksion bëhet për të rritur besimin në opinionin publik, por edhe për të trembur personat e targetuar.”, u shpreh Koçi.

Një deklaratë e Petro Koçit ditën e sotme ka trazuar ujërat e politikës, pasi ka akuzuar instancat e drejtuara nga PS si të lidhura dhe në bashkëpunim me krimin. Në një reagim në rrjetet sociale, Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Koçi la të kuptohej se institucioni ku fitohen këto tendera është bashkia e Fierit.

(kle.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mafia e fierit petro koçi mafia e fierit petro koçi

Sondazh

Poll