Politike

‘Bomba’ e Petro Koçit për Armando Subashin dhe ledhatimi që i bëri Rama 1 javë më parë: Iu rri punëve mbi ko

16 Korrik 2021, 11:39 Nga DOSJA
‘Bomba’ e Petro Koçit për Armando Subashin dhe ledhatimi

TIRANË- Një deklaratë e Petro Koçit, deputet i sapozgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit ka trazuar ujërat e politikës, duke akuzuar instancat e drejtuara nga PS si të lidhura dhe në bashkëpunim me krimin. Në një reagim në rrjetet sociale, Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e thotë me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat.  Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.  Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, thotë Koçi.

Pa u zbuluar ende rastet konkrete për të cilat flet një deputet i zgjedhur në këtë qark, dhe i njohur si një i majtë i bindur, çfarë mendon Edi Rama për Armando Subashin?

Por duket se tek “Subashi” mendimi ndahet. Kryeministri nuk e sheh njësoj si Koçi situatën e krimit të ndërthurur me politikën në Fier. 7 ditë më parë, kur mblodhi kryetarët e bashkive në Kryeministri, Edi Rama tha se në Fier, kryetari është një person që nuk abuzon me tendera dhe i rri punës mbi kokë.

“Por, kur ke mjetet, që t’i sjell qeveria për të pastruar kanalet dhe bën tendera, patjetër që nuk dalin lekët e patjetër që nuk funksionon e pastaj përfundon në burg. Janë dy bashki kufitare, Fieri dhe Lushnja. Të dy bashkive, qeveria u ka dhënë mjete. Sot nuk ka një kanal në gjithë atë Fier, në gjithë atë intensitet prodhimi dhe nevojash për tokën bujqësore, ku të ketë bllokim apo ku të ketë një komunitet që thotë nuk ma pastroni, pa tendera, duke u ndenjur kryetari i bashkisë në krye dhe kanalet janë të pastra. Në Lushnje, as kanalet nuk janë të gjitha të pastra dhe edhe kryetari i bashkisë është në burg se do bënte tendera. I ka bërë si i ka bërë, nuk është fare çështja ime. Unë nuk jam as prokuror, as avokat, por unë po flas në parim, kur do ta  bësh apo kur nuk do ta bësh punën.”,-tha Rama.

Kush ka të drejtë?!

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike armando subashi edi rama mafia ne fier petro koçi armando subashi edi rama mafia ne fier petro koçi

Sondazh

Poll