Politike

‘Goditjet’ nga SPAK, Balla: Tushe nuk është më pjesë e PS-së, nuk mbajmë përgjegjësi për to, betejën e kanë perso

16 Korrik 2021, 10:56 Nga DOSJA
‘Goditjet’ nga SPAK, Balla: Tushe nuk është më

TIRANË– Pas takimit me zëvendës kryeministrin e Malit të Zi, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për mediat, aty ku ka komentuar dhe lëvizjet e fundit që janë bërë nga SPAK. Balla tha se Fatos Tushe nuk është më pjesë e partisë, e se secili mban përgjegjësi personale me drejtësinë. Ndërsa për arrestimin e Rovena Vodës, Balla nuk zgjodhi ti drejtohej me emër, mirpo e quajti ‘zonja në fjalë’.

Balla:Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë Reformën në Drejtësi, ka qenë bindja jonë që institucionet duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe shpërdoron paratë publike, Fatos Tushe nuk është më pjesë e PS-së, ka detyrimin të bëjë betejën e tij ligjore, dhe zonja në fjalë për të cilën ju i referoheni. PS nuk mban përgjegjësi për personat që kanë një hesap personal me drejtësinë, këto ditë kanë qenë dhe dy ish-kryebashkiakë të PD-së dhe LSI-së që janë marrë nën hetim, dhe ju e kuptoni dallimin që kanë forcat politike. Jemi shumë krenar që kemi çuar përpara Reformën në Drejtësi.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatos tushe rovena voda taulant balla fatos tushe rovena voda taulant balla

Sondazh

Poll