Politike

“Krimi ka hyrë në financat publike”/ Deputeti i PS në Fier denoncon me FORCË: Kërcënojnë zyrtarët dhe eleminojnë ko

16 Korrik 2021, 09:20 Nga DOSJA
“Krimi ka hyrë në financat publike”/ Deputeti i PS në

TIRANË– Petro Koçi, deputet i sapozgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit ka denoncuar se në këtë qark, duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Në një postim në Facebook, Koçi thotë se protagonistë të trafikut të drogës kanë legalizuar biznhese me të cilat fitojnë tendera. Ata favorizohen përmes lidhjeve me titullarë ose përmes kërcënimeve.

POSTIMI I PLOTË I PETRO KOÇIT: 

Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji. Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike. Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.

Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.

Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mafia ne fier petro koçi mafia ne fier petro koçi

Sondazh

Poll