Politike

Fatos Tushe u shkarkua nga detyra! Zgjidhet në krye të Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa

16 Korrik 2021, 09:01 Nga DOSJA
Fatos Tushe u shkarkua nga detyra! Zgjidhet në krye të Bashkisë

LUSHNJE– Tashmë Bashkia e Lushnjes, do të ketë në krye një kryebashkiake. Pas shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes, në krye është zgjedhur Eriselda Sefa.

Sipas ligjit 139 të vitit 2015 për qeverisjen vendore i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë të marrë postin e kryebashkiakut. Aktualisht bashkia Lushnje ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan.

Pas fillimit të mbledhjes Gentian Nushi njoftoi tërheqjen nga gara pasi sipas tij duke pasur pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste nuk mund ta kryejë funksionin e kryetarit të bashkisë Lushnje. Pas tërheqjes së Nushit këshilli vendosi që të kryhet votim i fshehtë për nënkryetaren Eriselda Sefa.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkia e lushnjes eriselda sefa fatos tushe bashkia e lushnjes eriselda sefa fatos tushe

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2021, 15:42

TIRANË– Sot, Partia Demokratike mbledh Kryesinë, ku në fokus të diskutimeve do të jetë analiza e zgjedhjeve, statuti dhe Këshilli Kombëtar që do të mblidhe...