Politike

PD: Vendi i zhytur në korrupsion, SPAK të hetojë menaxhimin e mbetjeve të Durresit dhe Kavajës

15 Korrik 2021, 17:18 Nga DOSJA
PD: Vendi i zhytur në korrupsion, SPAK të hetojë menaxhimin e

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka komentuar sot vendimin e Këshillit të Ministrave lidhur me çështjen e plehrave në Bashkinë e Durrësit. PD ka kërkuar që SPAK të hetojë lidhur me rastin, për të vënë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Partia Demokratike i drejtohet SPAK-ut që të veprojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratotrët edhe aferën e radhës që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durresit dhe në qytetin e Kavajës. Ne i bëjmë thirrje SPAK që të veprojë pasi aty janë provat, aty është  katastrofa mjedisore dhe aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve vetëm për të pasuruar klientët e pushtetit,”-tha ajo.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  INA ZHUPA:

Siç e kishin paralajmëruar përfaqësuesit e Partisë Demokratike në deklaratat e tyre në datën 10 korrik dhe 11 korrik, nga Durrësi dhe nga Kavaja, ajo që ne paraljmëruam që ishteorkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në këto qytete që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama. Ky cikël i cili  kishte nisur duke vetëprodhuar një krizë me mbetjet në këto qytete, ata që ishin përgjegjësit e kësaj krize, ata pastaj prodhuan edhe  këtë zgjidhje të krizës, zgjidhje që ne e kishim paralajmëruar. Këtë cikël Edi Rama e mbylli duke vendosur me vendimin e  sotëm të Këshilliit të Ministrave që të  furnizonte përsëri me paratë e taksave të shqiptarëve mafien e incerneratorëve dhe landfillin e Sharrës. Ne kemi disa vite që i denoncojmë këtë aferë korruptive me aferën e Sharrës dhe sot qeveria tregon se si vihet në shërbim për t’i dhënë më shumë para, më shumë burime mafias së incerneratorëve me këtë krizë mjedisore që krijoi vetë në zonat turistike  të Kavajës dhe Durrësit. Vënia në dispozicion dhe krijimi  i kësaj krize e cila cënonte shëndetin e qytetarëve të Durrësit dhe të Kavajës është një metodë anti-njerëzore që ka përdorur qeveri e Edi Ramës  me qëlim pasurimiin e klientëve dhe me qëllim vajtjen e parave për këto mafie. Partia Demokratike i drejtohet SPAK-ut që të veprojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratotrët edhe aferën e radhës që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durresit dhe në qytetin e Kavajës. Ne i bëjmë thirrje SPAK që të veprojë pasi aty janë provat, aty është  katastrofa mjedisore dhe aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve vetëm për të pasuruar klientët e pushtetit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama masakra mjedisore ne durres pd plehrat ne durres edi rama masakra mjedisore ne durres pd plehrat ne durres

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2021, 15:42

TIRANË– Sot, Partia Demokratike mbledh Kryesinë, ku në fokus të diskutimeve do të jetë analiza e zgjedhjeve, statuti dhe Këshilli Kombëtar që do të mblidhe...