A e bënë detyrën partitë?/ Tre pyetjet që Gjykata Kushtetuese i ka bërë “Venecias” për ”30 Qershorin”: Cili pari
15 Korrik 2021, 12:20Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata Kushtetuese i është drejtuar me tre pyetje Komisionit të Venecias lidhur me padinë e Shoqatës së Bashkive për shpalljen si antikushtetuese të procesit zgjedhor të 30 Qershorit. Në seancën e fundit, Kushtetuesja vendosi të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias. Një prej pyetjeve për të cilën kërkohet opinioni i Komisionit të Venecias është nëse vetë Gjykata Kushtetuese ka juridiksion të shqyrtojë proceset zgjedhore.
PYETJET:
Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
Pyetja nr. 2 Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?
NJOFTIMI I PLOTË:
Gjykata Kushtetuese ka në shqyrtim çështjen e paraqitur nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”. Në seancën plenare të datës 23.06.2021, Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi parashtrimet e kërkuesit dhe subjekteve të interesuara, në bazë të nenit 44/b të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi të pezullojë gjykimin e kësaj çështjeje dhe të kërkojë një opinion amicus curiae nga Komisioni i Venecias në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim. Gjykata, pasi vlerësoi edhe pyetjet e propozuara nga palët, ka çmuar të nevojshme të parashtrojë pyetjet e mëposhtme për të sqaruar aspektet kryesore të këtij gjykimi:
Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?
Pyetja nr. 2 Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?
Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?
Nëpërmjet shkresës nr. 291 prot., datë 09.07.2021, Gjykata Kushtetuese i është drejtuar Komisionit të Venecias me kërkesën për dhënien e një opinoni amicus curiae, një kopje e plotë e së cilës u është vënë në dispozicion edhe palëve në proces, si dhe gjendet në linkun e mëposhtëm në shqip dhe në anglisht.
Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme 5 profesorë e shkencëtarë të shquar të Universitetit Bujqësor. Ata janë vlerësuar me rastin e...
TIRANË– Shtatëdhjetë e gjashtë oficerë të Forcave të Armatosura dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan kurset e gradave në Akademinë e FA. Usht...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është shprehur ditën e sotme nga pika kufitare e Qafë-Thanës se ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndim...
TIRANË– Ditën e sotme u bë ceremonia për rikontruksionin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. Të pranishëm ishin ministrja Ogerta Manastirliu, kryeminis...
TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri të ditur para mjekëve se do të futet në shëndetësi një sistem i ri që tregon në kohë reale se si funksionon si...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se materniteti i ri ‘Mbretëresha Geraldinë’ do të ketë rritje të kapaciteteve në trefish. Gjatë ceremonisë së fillimit të...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme para bulzave të bardha të spitalit ‘Mbretëresha Geraldinë’ se shteti nuk është për mëkatarët, për ata që de...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me klasën e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për v...