Politike

Meta vlerëson 5 profesorë të Universitetit Bujqësor: Bujqësia, përcaktuese për ekonominë tonë

15 Korrik 2021, 11:51 Nga DOSJA
Meta vlerëson 5 profesorë të Universitetit Bujqësor:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme 5 profesorë e shkencëtarë të shquar të Universitetit Bujqësor. Ata janë vlerësuar me rastin e 70-vjetorit të themelimit të këtij universiteti, ndërsa kreu i shtetit shkruan se profesorët janë personalitete frymëzuese për brezat e rinj, që aspirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm shkencor të bujqësisë shqiptare. Meta thekson se bujqësia është një nga sektorët me potenciale të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.

 Postimi i Ilir Metës:

Për dekada të tëra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka qenë në piedestal të arsimit tonë të lartë dhe kjo falë gjithë gjeneratave të profesorëve të jashtëzakonshëm, që e themeluan atë, krijuan dhe lanë pas një trashëgimi dhe traditë të shkëlqyer.

Ndaj dhe me rastin e 70-vjetorit të themelimit të këtij Universiteti, pata sot kënaqësinë të vlerësoja pesë prej themeluesve të Katedrës së Mbrojtjes së Bimëve, profesorët dhe shkencëtarët e shquar Burhan Çelo, Luigjina Kodheli, Athanas Stani, Teki Kaltani dhe Meropi Prifti, personalitete frymëzuese për brezat e rinj, që aspirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm shkencor të bujqësisë shqiptare.

Bujqësia është një nga sektorët me potenciale të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare, që meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje edhe si një mundësi për të forcuar lidhjen me zonat tona, rikthyer shpresën dhe ndalur shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta universiteti bujqesor i tiranes ilir meta universiteti bujqesor i tiranes

Sondazh

Poll