Politike

Ambasadorja e SHBA, Kim flet nga pika e kufirit në Qafë-Thanë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veri

15 Korrik 2021, 10:33 Nga DOSJA
Ambasadorja e SHBA, Kim flet nga pika e kufirit në Qafë-Thanë:

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është shprehur ditën e sotme nga pika kufitare e Qafë-Thanës se ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit.

Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore, Ambasadorja Kim tha se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Fjala e ambasadores Yuri Kim:

Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë.

Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurtë, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të cojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim.

Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll