Politike

Rikonstruksioni në spitalin ‘Mbretëresha Geraldinë’/ Rama kundër protesës së mjekëve: Paturpësi për propozimin e le

15 Korrik 2021, 10:00 Nga DOSJA
Rikonstruksioni në spitalin ‘Mbretëresha Geraldinë’/

TIRANË– Ditën e sotme u bë ceremonia për rikontruksionin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’. Të pranishëm ishin ministrja Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama dhe mjekë të spitalit të cilët dëgjuan fjalimet e secilit.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij paralajmëroi luftë kundër korrupsionit brenda sistemit të shëndetësisë. Ai tha se vetëm nëpërmjet këtij mjeti mund të rriten të ardhurat dhe besimi i qytetarëve tek sistemi. Gjatë fjalës së tij, Rama e quajti ‘paturpësi’, propozimin e mjekut Myftar Torbës, për të legalizuar ryshfetin. ‘Eshtë vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit’– tha Rama.


Kreu i qeverisë u shpreh se synon që brenda kësaj dekade që sapo ka nisur me investime dhe reformimin e sistemin shëndetësor ta kthejë Shëndetësinë në Shqipëri në pikë referimi për rajonin.

Rama madje shtoi duhet të hyjmë në një pikë të re bashkëpunimi për të krijuar partneritet shtetëror dhe privat për Shëndetësinë. Ai prezantoi dhe sistemin i cili sipas tij do të nxjerrë në pah të gjitha parregullsitë në shëndetësi, sistem i cili sipas Ramës, funksionon më së miri në shtetet e tjera.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama guri i themelit ne mbreteresha geraldine edi rama guri i themelit ne mbreteresha geraldine

Sondazh

Poll