Politike

Sistemi i ri për administrimin e sistemit në shëndetësi, Rama: Nuk duhet të shpikim rrotën, vendet e tjera ia kanë parë

15 Korrik 2021, 09:50 Nga DOSJA
Sistemi i ri për administrimin e sistemit në shëndetësi,

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri të ditur para mjekëve se do të futet në shëndetësi një sistem i ri që tregon në kohë reale se si funksionon sistemi. Rama tha se kjo mënyrë po funksionon më së miri në vendet e tjera të botës, ndaj Shqipërisë ‘nuk do i duhet të shpikë rrotën’.


DEKLARATA:

Po punojmë që nga motivimi, shpërblimi i mjekëve, nga administrimi i burimeve njerëzore, që të gjitha të kthehen në një zinxhir virtuoz. Në një harmoni , duke përfshire dhe hallkën e edukimit për të cilin po punojmë shumë ngushtë në mënyrë që dhe aty të bëjmë një hop të rëndësishëm. Ndryshe nga një pjesë e universiteteve që e kanë bazën shumë të dobët, ai i mjekëssië ka një bazë të favorshme për të shkuar më lart. Korniza është krijimi i një hapësire komunikimi dhe transparence mes qytetarëve dhe mjekëve. Po punojmë me ministren, nuk duhet të shpikim rrotën, është një sistem që është futur në vendet e tjera dhe po i shikojnë hajrin. Garanton në kohë reale shërbimin dhe autoritetet e sistemit, kam parasysh autoritet që administrojnë sistemin, një më lart. Në mënyrë që të ekspozohen të gjitha dhe të zbatohen. Që nga mjeku i familjes, që të ketë qartësi dhe drejtësi jo disa të nënës dhe disa të njerkës, por të gjithë të barabartë. Jam optimist që kemi përpara 4 vjet shumë produktive, nuk po i numëroj ato që janë bërë, ministrja ka të drejtën që ti numëroj që të mos harrohen. Po them që baza është e favorshme, ndryshimet që kanë ndodhur u kanë dhënë atyre që kanë investuar, kushte të paimagjinueshme vite më parë. Ka akoma pika ku kushtet janë të njëjta. Që nga qendra spitalore Nënë Tereza, i thashë ministrit, është një afat i papranueshëm. Me siguri që do ta bëjmë, më tutje që me plot spitale ne mud të shohim që kemi një bazë të re shumë të favorshëm,. Jemi shumë të vetëdijshëm dhe shumë të shqetësuar dhe nuk i kemi mbyllur sytë dhe mendjen, do të rrisim shpërblimin, se kur do të bëhet 40 do të varet nga dinamika e të ardhurave.

Nëse një kategori brenda tufës ka një pagë, kjo nuk lëviz, do të jetë në bazë të performacës. Kini besim, le të biem dakord së bashku, pa ekuivoke, që e gjitha kjo nuk mund të shkojë në destinacion pa goditur pa asnjë mëshirë këdo brenda sistemit që kërkon të legalizojë ryshfetin.

Punimet në spitalin ‘Mbretëresha Geraldinë’/ Rritet shpërblimi i bluzave të bardha me 40%! Rama kundër protesës së mjekëve: Paturpësi për propozimin e legalizimt të ryshfetit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll