Politike

Rama: Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’ do të ketë rritje të kapaciteteve në trefish

15 Korrik 2021, 09:45 Nga DOSJA
Rama: Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’ do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se materniteti i ri ‘Mbretëresha Geraldinë’ do të ketë rritje të kapaciteteve në trefish. Gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve në ‘Mbretëresha Geraldinë’, Rama u shpreh se sistemi ynë shëndetësor është në një ‘kantier’ sa i përket reformimit.


Pjesë nga fjala e Ramës:

Edi Rama: Ky maternitet që nisi të ndërtohej një vit më parë ka vlera jo vetëm jetësore për shkak të veprimit që kryen po ka dhe një vlerë të rëndësisshme historike. Njësoj si dy godinat në atë kohë, godina u sprovua nga dy tërmete të 2019-ës. Fatktikisht u bë në një pjesë të veten e papërdorshme. Kjo bëri që projekti i ri i maternitetit i cili ishte në proces, se ketu ka nevojë dramatike për më shumë hapësire, të përshpejtohej, ashti siç u bë me të gjithë objektet, kur tërmeti prodhoi një krizë. U shfrytëzua kjo krizë për të dalë më të fortë prej saj. Sot ne jemi në kantier për të dyfishuar kapacitetet e shtretërve për të rritur numrin e sallave dhe për ti dhënë të gjithë trupës së shërbimit një hapësire me standarte dhe kushte me cilesore. Siç u tha materniteti do të ketë rritje të kapaciteteve në trefish, do të ketë dhe një qendër prematuriteti, si risi për të porsalindurit. Të gjithë elementët e projektit janë rezultat i analizës së hollësishme. Ky projekt dhe të gjitha projektet në sektorin e shëndetësisë ecin paralelisht, të trupës, e cilësisë së shërbimit për pacientët dhe patejetër e efikasitetit të rritur të shërbimit. Sot, shëndetësia është në pararojë në të gjithë procesin e transformimit. Synimi për të realizuar autonominë spitalore, si instrument për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar.

Punimet në spitalin ‘Mbretëresha Geraldinë’/ Rritet shpërblimi i bluzave të bardha me 40%! Rama kundër protesës së mjekëve: Paturpësi për propozimin e legalizimt të ryshfetit

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll