Politike

Rama: Shteti nuk mund të jetë një ‘rifugio pegatori’! Nuk mëkatohet me gjakun e pacientëve, me lotët e familjarëve

15 Korrik 2021, 09:41 Nga DOSJA
Rama: Shteti nuk mund të jetë një ‘rifugio pegatori’!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme para bulzave të bardha të spitalit ‘Mbretëresha Geraldinë’ se shteti nuk është për mëkatarët, për ata që derdhin gjakun e pacientëve apo ata që tallen me djersën e mjekëve. Rama shtoi se do të vazhdohet lufta brenda sistemit për të eleminuar parazitët dhe grabiqarët.


DEKLARATA E RAMËS:

Nëse sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabiqarë, është arsyeja se dhe në spitale ne kemi filluar të vendosim dhe do të shtrijmë deri në fund, rrjetin e individëve që do të jenë aty vetëm për këtë punë, për të kontribuar. Jemi brenda të gjithë institucioneve, ku menaxhohen fondet publike, ku paguhen rrogat me taksat e qytetarëe dhe ku nejrëzit marrin shërbim. Nuk mund të ketë luftë mes të keqes, nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzektutiv.Lufta do të zhvillohet brenda, dhe vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi do të rritet solidariteti, dinjiteti dhe respekti dhe do të vendosen në vendin që e meritojnë, ata të cilët bëjnë detyren. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majën që është penguar të ngjitet, dhe do të bëhet aleati dhe bashkudhëtari i domosdoshëm i qytetarëve. Në të kundërt është e vështirë. Këto që po ndodhin për fat të mirë janë shenjat e para të një ndryshimi që do të thellohet. Shteti nuk mund të jetë një refuggio pegatorio, për mëkatarët , nuk mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve me lotët e familjarëve me djersën e mjëkeve. Ne kemi mundësinë që të synojmë se shëndetësia në Shqipëri të bëhet një pikë referimi në të gjithë rajonin. Kemi një trup infermierësh që meritojnë respekt, dhe këto elementë nuk mund ti poshtrojë një segment. Kemi dhe një lidership që nuk e kemi pasur asnjëherë në punën tonë në sistemin shëndetësor. Lidershipi shumë të apasionuar dhe ambicioz në shumë pika të sistemit, ky është fakt.

Punimet në spitalin ‘Mbretëresha Geraldinë’/ Rritet shpërblimi i bluzave të bardha me 40%! Rama kundër protesës së mjekëve: Paturpësi për propozimin e legalizimt të ryshfetit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll