Politike

‘Kishte kurajo’/ Mjeku kërkoi legalizim të ryshfetit, Rama: Mbresëlënës nga paturpësia e propozimit

15 Korrik 2021, 09:30 Nga DOSJA
‘Kishte kurajo’/ Mjeku kërkoi legalizim të ryshfetit,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, e quan ‘paturpësi’ propozimin që erdhi nga mjeku Myftar Torba, për të legalizuar ryshfetin. I gjendur përballë bluzave të bardha në ambientet e spitalit ‘Mbretëresha Geraldinë’, Rama tha se mjeku kishte shumë kurajo që bëri një deklaratë të tillë.

Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e rryshfetit, është vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit. Niveli i shpërblimit i mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim sic e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral por i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%. ‘Të thuash që ka ardhur koha të legalizojmë rryfshetin është një lëvizje që e gjithë sistemi, i cili ka filluar të ndjehet po shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve.’- tha Rama.

Po çfarë tha mjeku ditë më parë?

“Çështja e korrupsionit është lehtësisht e zgjidhshme, brenda ditës. Mjafton që paratë të cilat përfliten në telefona nga familjarët dhe nga mjekët që kushton kaq ky operacion, nesër në mëngjes këto para të paguhen tek recepsioni. Doktorët të paguhen ekzakt kaq lekë sa marrim sot, por duke paguar taksa dhe tatime. Zero pagesë nga qeveria, zero fonde nga qeveria, këto lekë që sot jepen duke ulur dinjitetin e doktorit nëpër shkallë, nëpër xhepa mbas peme te dorëzohen te recepsioni dhe të shkojnë më pas prapë te xhepi i  doktorit. Ja u zgjidh korrupsioni”, tha mjeku Myftar Torba.

Punimet në spitalin ‘Mbretëresha Geraldinë’/ Rritet shpërblimi i bluzave të bardha me 40%! Rama kundër protesës së mjekëve: Paturpësi për propozimin e legalizimt të ryshfetit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama myftar torba edi rama myftar torba

Sondazh

Poll