Politike

Përkujtohet në Tiranë 5-vjetori i grushtit të shtetit në Turqi

15 Korrik 2021, 07:13 Nga DOSJA
Përkujtohet në Tiranë 5-vjetori i grushtit të shtetit

TIRANË- Dhjetra turq që banojnë në Shqipëri dhe përfaqësuesë të komunititetit dhe delegacioni në vendin tonë kanë përkujtuar sot 5-vjetorin e tentativës për grusht shteti në Turqi. Ata kanë vendosur kurora me lule në Memorialin që ndodhet tek Liqeni Artificial në Tiranë, në shenjë kujtimi për ngjarjet e 15 korrikut 2016. Të tjera aktivitete janë zhvilluar sot edhe në Turqi, ku përkujtohet dita e grushtit të shtetit.


Çfarë ndodhi 5 vite më parë?

Mbrëmjen e 15 korrikut 2016, një segment i ushtrisë turke njoftoi se po kontrollonte vendin, kishte marrë peng gjeneralin kryesor si dhe po zotëronte pikat strategjike, mes të cilave dhe aeroportin e Stambollit, zyrat e inteligjencies në Ankara dhe televizionin publik.

Trupat ushtarake madje bllokuan me tanke urën e Bosforit dhe atë të Sulltan Mehmetit, ndërsa helikopterët luftarak fluturonin shumë pranë tokës. Parlamenti turk u sulmua me predha e po ashtu u tentua arrestimi i presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Të paktën 190 persona mbetën të vdekur dhe mbi 1 mijë të tjerë u plagosën natën e trazirave në Turqi. Në mesin e viktimave ishin 41 oficerë policie, 47 civilë, 2 ushtarë dhe 104 persona si pjesë e organizimit të grushit të shtetit. Rreth 754 persona ndërokohë u arrestuan, pjesa më e madhe policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen. Erdogan tha më pas se qeveria e zgjedhur ishte ende në pushtet dhe se të gjithë komplotuesit do të ndëshkohen.

(F.g./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grushti i shtetit ne turqi grushti i shtetit ne turqi

Sondazh

Poll