Politike

Ku është META? Shqipëria vendos rekord pa nisur mirë Lojrat Olimpike, Rama dorëzon flamurin, HERA E PARË që ndodh! Presid

14 Korrik 2021, 19:16 Nga DOSJA
Ku është META? Shqipëria vendos rekord pa nisur mirë Lojrat

TIRANË– Sot, Shqipëria ka përcjellë ekipin shqiptar që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”. Për të dorëzuar flamurin, nga Greqia, me urgjencë erdhi kryeministri Edi Rama, i cili u dorëzoi flamurin Briken Caljas dhe Luiza Gegës. Po, po!

Rama dorëzoi flamurin e Shqipërisë tek ekipi përfaqësues! Detyrë, e cila gjithmonë ka qenë e protokolluar enkas për kreun e shtetit. Në të gjithë lojrat e tjera, verore, rinore, etj. që janë zhvilluar ka qenë Meta, ai që ka dorëzuar flamurin. Para tij edhe Bujar Nishani.

Po ashtu edhe në Kosovës, ishte Vjosa Osmani, ajo që i besoi flamurin Majlinda Kelmendit, ndërsa në Shqipëri ishte Rama. Për arsye që nuk dihen.

Ka pasur ndonjë kërkesë të veçantë nga Presidenca që numri një i maxhorancës është “detyruar” të kthehet nga Greqia për të dorëzuar flamurin? Apo presidenti Meta nuk është kërkuar fare që të marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me në krye deputetin socialist Fidel Ylli? Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga palët për të sqaruar diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama dorëzon flamurin per skuadren olimpike lojrat olimpike ne tokio edi rama edi rama dorëzon flamurin per skuadren olimpike lojrat olimpike ne tokio

Sondazh

Poll