Politike

“Reforma prioritet kryesor i BE”/ Soreca: Institucionet e drejtësisë të ofrojnë pavarësinë e sistemit!

14 Korrik 2021, 18:26 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca u ka bërë thirrje që të gjithë institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Soreca shtoi se BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor.

“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e nevojshëm për të zbatuar standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri,“-shkruan Soreca.

Këtë mesazh Soreca e ka shpërndarë në Twitter krahas disa fotove të një takimi online me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca reforma ne drejtesi luigi soreca reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll