Politike

Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar te Pallati i Kongreseve, pritet largimi i Nishanit (Data+Ora)

14 Korrik 2021, 16:50 Nga DOSJA
Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar te Pallati i Kongreseve, pritet

TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet tek Pallati i Kongreseve. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 10:30 të mëngjesit, ku demokratët do të mblidhen sërish pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ne mbledhjen e Kuvendit do të miratohet edhe analiza për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar, teksa deri tani në krye të këtij institucioni brenda PD-së ishte Bujar Nishani. Detajet bëhen të ditura nga sekretariati organizativ i PD, i cili në një mesazh drejtuar anëtarsisë u kërkon atyre të jenë prezentë dhe të pajisen me kartë identiteti.

“I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD, Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane. Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit,”-shkruhet në mesazhin që Sekretariati Organizativ i Partisë Demokratike u ka dërguar anëtarëve.

Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

2.Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.

3.Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll