Politike

“A i ndihmoi Enver Hoxha mafien italiane?”/ Sali Berisha hedh dyshime tek SIGURIMI I SHTETIT: Në atë kohë vetëm ata diln

14 Korrik 2021, 15:59 Nga DOSJA
“A i ndihmoi Enver Hoxha mafien italiane?”/ Sali Berisha hedh

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshime serioze se Sigurimi i Shtetit në periudhën komuniste mund të ketë bashkëpunuar me mafien italiane. Gjithçka ka nisur pas zbulimit të përgjimeve se “Capo dei capi”, Toto Riina fliste për një shqiptar specialist eksplozivi, që shfaqej para akteve të mëdha terroriste dhe zhdukej.

“Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anëtar i ndragetës, por përgatiste autobombat me të cilat mafia italiane kryente aktet terroriste. Pyetja legjitime shtrohet; a po ndihmonte Enver Hoxha mafjen italiane dhe Brigade Rose kundër borgjezisë dhe qeverisë së vendit fqinj,”– shkruan ai.

Shënimi i plotë:

A ekziston lidhja midis sigurimit te shtetit dhe mafjes italiane? Capo dei capi Toto Rina ne regjistrimet e antimafjes italiane flet per nje shqiptar specialist eksplozivi qe shfaqej para akteve te medha terroriste dhe zhdukej. Ai nuk dinte italisht, nuk fliste nuk ishte anetar i ndragetes por pregatiste autobombat me te cilat mafia italiane kryente aktet terroriste. Nga Shqiperia ne ate kohe vetem terroriste te sigurimit te shtetit mund te shkonin ne Itali dhe te ktheheshin si dhe kur te donin. Pyetja legjitime shtrohet a po ndihmonte Enver Hoxha mafjen italiane dhe brigade rose kunder borgjezise dhe qeverise se vendit fqinje?!? sb

Përgjimet i përkasin vitit 2013 kur Riina ishte në burg, dhe janë bërë me qëllim për të zbuluar fakte të reja mbi atentatet dhe funksionin e mafias italiane. Në burg Riina i rrëfente miqve të tyre mbi vrasjet dhe ekzekutimet e bujshme të shumë rivalëve dhe gjyqtarëve e prokurorëve.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enver hoxha sali berisha shqiptari qe bashkepunoi me toto riina toto riina enver hoxha sali berisha shqiptari qe bashkepunoi me toto riina toto riina

Sondazh

Poll