Politike

Komisioni Statutor i rrëzoi propozimet, Kadilli: Kapërceu kompetencat dhe misionet e veta

14 Korrik 2021, 14:20 Nga DOSJA
Komisioni Statutor i rrëzoi propozimet, Kadilli: Kapërceu kompetencat

TIRANË– Fatbardh Kadilli ka reaguar pasi Komisioni për Ndryshimet Statutore i rrëzoi propozimet e tij ditën e sotme, për disa ndryshime në statutin e Partisë Demokratike dhe pranoi ato të Lulzim Bashës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kadilli shkruan se Komisioni ka kaluar kompetencat dhe se ai ka për detyrë që të japë një mendim dhe jo që të rrëzojë propozimet.

Fatbardh Kadilli thekson se vendimi i marrë ditë e sotme dëshmon vijimësinë e mos reflektimit për nevojën, që sipas tij, ka PD për të ndryshuar thellësisht në mënyrë që t’u përgjigjet sfidave që ka përballë opozita.

Reagimi i plotë i Fatbardh Kadillit:

Ndryshimet Statutor; Debati për ringritjen e PD nuk mbyllet me vendime antistatutore të Komisionit Statutor. Sot Komisioni ka vendosur se cilat nga ndryshimet që janë propozuar duhet t’i përcillen Kuvendit Kombëtar. Ky është tagër i Kryesisë dhe jo i Komisionit. Komisioni për Ndryshimet Statutore në PD sot ka vepruar në kapërcim të kompetencave dhe të misionit të vet. Statuti parashikon qartë që të drejtën për të propozuar ndryshime statutore e ka vetëm Kryesia dhe 1/4 e Këshillit Kombëtar. Komisioni jep mendim. Propozimet e mija që burojnë nga Manifesti Politik për ringritjen e PD ia paraqita për dhënie opinioni Komisionit, bazuar në autorizimin e mbledhjes së fundit të Kryesisë. Komisioni nuk u mjaftua me dhënien e mendimit dhe opinionit të vet, por vendosi të rrëzojë propozimet. Ky vendim i shumicës së anëtarëve të Komisionit sot dëshmon qartë vijimësinë e mos reflektimit për domosdoshmërinë që ka sot PD për të ndryshuar thellësisht, për t’iu përgjigjur sfidave të mëdha që ka përballë opozita. Me qëndrimin e sotëm nga komisioni synohet të mbyllet debati i domosdoshëm për një Parti më të madhe se kryetari, për një Parti më të madhe se vetvetja, për një parti që frymëzon. Kryesia ka neser shancin që me guxim dhe përgjegjshmëri politike të marrë vendimet që presin demokratët. Kuvendi Kombëtar duhet të shërbejë për çeljen e proceseve politike dhe jo për mbylljen e tyre.

LAJMI KRYESOR: Komisioni Statutor në PD/ Ndryshimet në parti! Basha, Kadilli dhe Harxhi vihen ‘përballë’ propozimeve të tyre

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli komisioni statutor në pd fatbardh kadilli komisioni statutor në pd

Sondazh

Poll