Politike

Bllokimi i negociatave, Rama i papërmbajtshëm nga Athina: Bëmë dy dasma dhe s’na erdhi nusja, s’ka më përgatitje, vafs

14 Korrik 2021, 13:49 Nga DOSJA
Bllokimi i negociatave, Rama i papërmbajtshëm nga Athina:

GREQI– Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesmarrjes në “Symi Symposium” në Greqi, nuk la pa përmendur edhe vendimin për mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare.  Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qëndrimi i Bullgarisë është si rezultat i asaj çka bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Kryeministri shtoi se jemi pengje të nacionalizmave të BE, teksa shtoi se këta të fundit kanë nevojë për ballkanin po aq sa ballkani ka nevojë për ta. Rama tha se në dasmën e parë dhe të dytën “nusja” nuk erdhi, ndaj nuk do të ketë përgatitje për dasmën e tretë, teksa tha frazën ‘vafsh në djall’.


Pjesë nga fjala e Ramës:

Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorësh politikën për të bllokuar të tjerët. Kur hymë në këtë provces na u tha se ky ishte ilaçi magji kundër nacionalizmit për të na bërë më të hapur dhe më demokratik, me këtë që ndodh tani jemi më tepër pengje të nacionalizmave të BE. Rrugëtimi i integrimit të ballkanit perëndimor varet nga nacionalizmat e BE,  e kam fjalën për nacionalizmat e vendeve të rëndësishme të cilat mbajnë peng udhëheqësit që ende nuk janë nacionalistë. Për të shtrydhur popujt e  ballkanit dhe për tu treguar muskujt vendeve të tyre. Mendoj se nuk duhet të biem pre e dëshpërimit dhe zhgënjimit sepse e kemi mësuar këtë motën na merrni se po të mos na merrni ju do na marrin të këqinjë, po su martuat ju me ne do dalin ca të përdala të na marrin por nuk funksionon kështu. Ne në Shqipëri e kemi parë veten të përgatitur për dasmën e madhe kemi marrë orkestrën më të mirë sepse komisioni europian tha se jemi gati për të nisur bisedimet. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nuk erdhi sërish nusja, ska më përgatitje për një dasëm të tretë, vafsh në djall, ne smund të vzhdojmë me pritshmëri sepse është një vit i  tërë me pritshmëri. Janë dhe këto kushtet e çuditshme, pranverën tjetër. Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë, ky proces është i rëndësishëm për fëmijët tanë. BE ka nevojë për ballkanin po aq sa ballkani ka nevojë për BE.

LAJMI KYESOR: Rama në Athinë, krah ish-kryeministrit Papandreou: BE-së i duhet Ballkani, s’ka më përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall! Hyjmë në BE kur Presidencën ta marrë Turqia

(Kle.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne greqi edi rama ne symi symposium edi rama ne greqi edi rama ne symi symposium

Sondazh

Poll