Politike

Rama nga Athina: Jemi në fazën e fundit të finalizimit të shërbimeve plotësisht online, do eleminojmë korrupsionin

14 Korrik 2021, 13:42 Nga DOSJA
Rama nga Athina: Jemi në fazën e fundit të finalizimit të

GREQI– Nga takimi i organizuar nga ish-kryeministri George Papandreou, kryeministri Edi Rama ka deklaroi se jemi në në fazën e fundit të finalizimit të shërbimeve plotësisht online. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo është e rëndësishme pasi do të ndihmojë në eleminimin e korrupsionit.


Pjesë nga fjala e Ramës:

Jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për të mos pasur më nevojë për zyrën e shërbimeve. Duam të kalojmë në këtë fazë duke i mbyllur zyrat e shërbimeve. Kjo është shumë e rëndësishme që të eleminojmë korrupsionin e vogël që është shumë shqetësues në vend por besoj edhe në rajon pasi kontakti, drejtpërdrejt me nëpunësit publik do të eleminohet. Jemi këtu, megjithatë thënë këtë sa më shumë të bëjmë në vendet tona në shtetet tona kjo ka kufizimet e veta. Nëse duam të hidhemi në një fazë tjetër na duhet bashkëpunimi rajonal, për të rritur kapacitetet e tregjeve tona të jashtme për tu dhënë investuesve mundësinë për të pasur hapësira të mëdha ku ne të mund të kemi mundësi të tepërt. Një politikë të përbashkët energjitike që të tregtojmë energjinë krejt ndryshe. Disa vjet më parë, kam parë një guidë të thjeshtë turistike kur turizmi ishte mjaft modest por guida u jepte turistëve një hartë të shtigjeve të mundshme përtej kufijve të vendit duke u thënë se, nëse hyjnë në këtë vend, mund të kesh mundësinë të shkosh në jug.  Dhënia e kësaj guide në rajonin tonë mund të jetë një aset i fortë.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Rama në Athinë, merr pjesë në edicionin e 23-të ‘Symi Symposium’, të pranishëm personalitete të njohura të politikës

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ne greqi edi rama ne symi symposium edi rama ne greqi edi rama ne symi symposium

Sondazh

Poll

Politike 14 Korrik 2021, 08:59

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur urimet e tij për Festën Kombëtare të Francës.Me anë të një postimi në Facebook ai ka shprehur kënaqësinë...