Politike

Rama në Athinë, krah ish-kryeministrit Papandreou: BE-së i duhet Ballkani, s’ka më përgatitje për dasmën e tretë, vafs

14 Korrik 2021, 13:19 Nga DOSJA
Rama në Athinë, krah ish-kryeministrit Papandreou: BE-së i duhet

GREQI– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë, ku ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës dhe jo vetëm.

Si i ftuar në simpozium, një fjalë të shkurtër mbajti edhe kryeministri Rama, i cili tregoi për karrierën e tij politike dhe për orientimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke përdorur sërish fabulën e “nuses dhe dasmës”. Por nuk i kurseu as fjalët e ashpra, duke thënë troç: S’ka përgatitje për dasmë të tretë, vafsh në djall! 


Rama tha se BE tashmë duhet që të lërë mënjanë të gjithë dilemat që ofrohen dhe të na bëjë pjesë e të mos vijojë me shtyrjen e negociatave. Sipas tij, BE ka nevojë për Ballkanin aq sa ka Ballkani për BE, ndërsa ka përmendur edhe kufizimin e Kosovës për të lëvizur e lirë në Europë. Por nuk harroi pa përmendur dhe Bullgarinë, duke u shprehur se “veton” e mësuan nga më “të mëdhenjtë”, duke mbajtur peng vende për shkak të nacionalizmave.

Gjithashtu numri një i maxhorancës, ka prezantuar prioritet e qeverisë së tij në mandatin e tretë, duke fiksuar si pika kyçe: energjinë, turizimin, bujqësinë, infrastrukturën dhe teknologjinë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne greqi edi rama ne symi symposium edi rama edi rama ne greqi edi rama ne symi symposium

Sondazh

Poll

Politike 14 Korrik 2021, 08:59

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur urimet e tij për Festën Kombëtare të Francës.Me anë të një postimi në Facebook ai ka shprehur kënaqësinë...