Politike

Ndryshimet në statutin e PD, Komisioni kalon vetëm propozimet e Bashës, rrëzohen draftet e Kadillit dhe Harxhit

14 Korrik 2021, 12:14 Nga DOSJA
Ndryshimet në statutin e PD, Komisioni kalon vetëm propozimet e

TIRANË– Mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, ku u morën në shqyrtim për propozimet për ndryshimet në status të propozuara nga kreu i PD, Lulzim Basha, si edhe anëarët e ‘Grupit për PD, Fatbardh Kadilli e Edith Harxhi, sapo ka përfunduar.

Komisioni Statutor ka vendosur që të kalojë për miratim nga Kryesia vetëm 11 propozimet e kreut të PD, Luzlim Basha në lidhje me ndryshimet në statut. Këto propozime do të miratohen gjatë mbledhjes së nesërme të kryesisë dhe më pas do i kalojnë Kuvendit Kombëtar të PD për miratim me 17 korrik. Komisioni vendosi të rrëzojë propozimet e Kadillit e Harxhit.

Në 11 propozimet e Bashës për ndyshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përvec kryetarit të Keshillit Kombetar, do të zenë vend edhe drejtues te disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD -së. Një tjetër propopzim i Lulzim Bashës është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari.

LAJMI KRYESOR: Komisioni Statutor në PD/ Ndryshimet në parti! Basha, Kadilli dhe Harxhi vihen ‘përballë’ propozimeve të tyre

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike komisioni statutor në pd lulzim basha komisioni statutor në pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 14 Korrik 2021, 08:59

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur urimet e tij për Festën Kombëtare të Francës.Me anë të një postimi në Facebook ai ka shprehur kënaqësinë...