Politike

‘SPAK heto aferat mafioze’/ Vasili: Investimi në Portin e Durrësit, pre e kompanive guacke dhe të panjohura

14 Korrik 2021, 09:11 Nga DOSJA
‘SPAK heto aferat mafioze’/ Vasili: Investimi në Portin e

TIRANË– Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaron se SPAK-u po fle për rastin e Portit të Durrësit, ku sipas tij po pastrohen para të pista të qeverisë me një kompani fantazmë. Vasili i bën thirrje SPAK-ut të lërë estradën shëtitëse Lushnje-Pogradec, por të hetojë aferat mafioze që po shkatërrojnë vendin.

SHKRIMI:

Porti i Durresit pastrim parash te pista te qeverise me kompani fantazme dhe SPAK-u, qe fle! Investimi per 2 miliard euro i Portit te Durresit eshte tashme pre e kompanive guacke dhe te panjohura te regjistruara ne parajsa fiskale.Raportimet mediatike jane tronditese dhe situata eshte katastrofike dhe hedhin drite te qarte mbi aferen gjigande.
Mediat po bejne punen e SPAK-ut qe fle me regji.Parlamenti i mbeturinave beri edhe ligj special per kete investim duke e bere Portin e Durresit plaçke tregu.Parlamenti i komisionuar si pjese e mekanizmit mafioz te qeverise nuk u hetua nga SPAK-u edhe kur Presidenti i Republikes e ngriti fort nje shqetesim te tille kaq te madh.Kompanive fantazem te regjistruar ne ishujt Kajmane do tju falen edhe 100 ha toke shteterore.Qeveria mashtroi publikisht per nje projekt miliardash, per nje nga pikat me strategjike te Shqiperise pikerisht per portin e Durresit
Pastrim i parave te qeverise te grabitura me lloj lloj aferash gjigande korruptive dhe mafioze eshte shkaku u vetem qe ky investim miliardash tu jepet kompanive fantazme.
Eshte e qarte per te gjithe se qindra milion euro te grabitura me koncesione, tendera, leje e licensa gjithefaresh nga qeveria duhen pastruar e vene ne pune dhe Porti eshte nje shans i madh per ta kthyer ne lavatrice gjigande pastrimi parash.
Miliarda euro investim te Portit te Durresit, qe i jepen nje kompanie guacke me kapital 10 mije leke eshte fakt qe s’ka nevoje per shpjegime dhe qe na rikujton Koncesionet qindra miloneshe qe u jane dhene firmave fantazme ne keto tete vjet.
Çdo shpjegim i qeverise ka zero vlere pasi faktet ulerijne.
SPAK ka perpara nje afere mafioze kolosale dhe nuk leviz gishtin.
SPAK lere estraden shetitese me regji Lushnje- Pogradec dhe cironkat, por heto keto afera mafioze, qe po shkaterrojne vendin dhe po behen hapur diten per diell.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike petrit vasili porti i durrësit jepet me koncesion petrit vasili porti i durrësit jepet me koncesion

Sondazh

Poll

Politike 14 Korrik 2021, 08:59

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur urimet e tij për Festën Kombëtare të Francës.Me anë të një postimi në Facebook ai ka shprehur kënaqësinë...