Politike

“E dënuar për mashtrim”/ Adriana Kalaja padit për shpifje Erion Veliajn: Ku e ke vendimin e gjykatës? Burracak, shpifës

14 Korrik 2021, 08:27 Nga DOSJA
“E dënuar për mashtrim”/ Adriana Kalaja padit për

TIRANË– Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja paditi sot për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka akuzuar se është e dënuar për mashtrim. Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Gjykatës, Kalaja tha se Veliaj kërkon të cënojë integritetin e saj personal por edhe të kauzës për mbrojtjen e Teatrit.


Adriana Kalaja: Pas datës 2 korrik ka nisur të sulmojë ndaj gjithë Aleancës sepse fitorja e 2 korrikut ka bërë që Erion Veliaj të dijë mirë përfundimin e kësaj gjëje. Një ditë pas intervistës sime, ai tha se përfaqësuesja e aleancës është e dënuar për mashtrim. Ne e dimë shumë mirë që Erion Veliaj bën publike dhe kur nxjerr një mizë nga zyra, ndaj e dimë shumë mirë se po të kishte një vendim gjykate do e nxirrte. Ndryshe nga ne, ai është një burracak, shpifës dhe kërkon të ulë nivelin e integritetit tim moral dhe të ulë figurën time në sytë e mbështetësve. Në këto kushte unë e kam argumentuar dhe e konsideroj si shpifje ndaj personit tim por që nuk cënon vetëm integritetin tim por edhe të kauzës. I kam bërë dy pyetje Veliajt: Vendimin e gjykatës për dënimin dhe pse nuk e publikon? Jam e bindur që gjykata do të marrë vendimin e duhur.

Por çfarë tha Veliaj? Fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pengon ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kryebashkiaku i quajti anëtarët e AMT “budallenj dhe hajvanë”. Duke iu referuar indirekt Kalasë, ai tha se “ka mes tyre edhe të dënuar për mashtrim“.

“Njerëz që nuk janë artistë, që janë dënuar për mashtrim, që nuk kanë pronësi, marrin attribute të kota. Ne i bëjmë personazhe publikë që më pas do të harronin. E njëjta gjë ndodhi edhe me ata që protestuan tek lodrat të liqenit apo tek unaza. Këta janë njerëz kot, që hedhin gurë në lumë, dhe nuk besoj që ne të zgjuarit duhet të ikim të nxjerrim gurin nga lumi. Nuk mund t’i përgjigjemi çdo hajvani që merr mikrofon”, tha Veliaj.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriana kalaja erion veliaj gjyqi veliaj-kalaja adriana kalaja erion veliaj gjyqi veliaj-kalaja

Sondazh

Poll