Politike

Komisioni Statutor në PD/ Ndryshimet në parti! Kalohen për miratim vetëm propozimet e Bashës, rrëzohen draftet e Kadillit

14 Korrik 2021, 06:54 Nga DOSJA
Komisioni Statutor në PD/ Ndryshimet në parti! Kalohen për

TIRANË-Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi u vendosën sot sërish përballë njëri-tjetrit, gjatë mbledhjes së komisionit Statuor në PD, e cila zgjati dy orë dhe vendosi lidhur me propozimet.

Komisioni Statutor ka vendosur që të kalojë për miratim nga Kryesia vetëm 11 propozimet e kreut të PD, Luzlim Basha në lidhje me ndryshimet në statut. Këto propozime do të miratohen gjatë mbledhjes së nesërme të kryesisë dhe më pas do i kalojnë Kuvendit Kombëtar të PD për miratim me 17 korrik. Komisioni vendosi të rrëzojë propozimet e Kadillit e Harxhit.

Në tërësinë e tyre, të tre propozimet kishin në thelb demokratizimin e PD dhe hapjen e partisë, por ndryshe nga Basha, Kadilli dhe Harxhi propozojnë sanksionimin në statut të kufizim të mandatit të kryetarit të partisë në 4 vjet në rast të humbjes së zgjedhjeve, propozim ky që nuk preket aspak nga Basha.

Lulzim Basha kërkoi që statuti i ri të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e tij në krye të PD edhe nëse ai humbet sërish zgjedhjet parlamentare. Ndryshimet statutore të Lulzim Bashës prekin përbërjen e disa forumeve më të larta të partisë si këshilli kombëtar apo Kryesia e cila zgjerohet sërish duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit, kryetarin e Këshillit Kombëtar, si edhe kryetarët e Bordit Financiar, Komisionit Zgjedhor dhe atij të Apelimit , integritetit dhe Etikes.

Ndërsa, Fatbardh Kadilli në propozimin e tij ka listuar të gjitha pikat, mes të cilave për kryetarin e partisë duhet të jetë kusht që të fitojë zgjedhjet, në të kundërtën do duhet që të lërë drejtimin e partisë, pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës.

(a.b;kle.mu)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edit harxhi fatbardh kadilli komisioni statutor në pd lulzim basha edit harxhi fatbardh kadilli komisioni statutor në pd lulzim basha

Sondazh

Poll