Politike

“Kemi besim të plotë te Soreca”/ AMT i përgjigjet mbrojtjes KE pas mbrojtjes së Sorecës: Prisni hetimet e SPAK, do zbul

13 Korrik 2021, 20:25 Nga DOSJA
“Kemi besim të plotë te Soreca”/ AMT i përgjigjet

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka reaguar në lidhje me qëndrinim e Këshilit të Europës dhe Bashkimit Evropian, të cilët i dolën në mbrojtje ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca pas padisë së tyre në SPAK. Përmes një postimi të bërë në Facebook, AMT shkruan se reagimi i KE-së duhet të ishte më i pjekur dhe të prisnin rezultatet e hetimeve.

Para se të dilni me deklarata te pathelluara dhe të pastudiuara mirë, duke bërë kështu qokën e rradhës ndaj Sorecës dhe pushtetit korruptiv dhe kriminal që Soreca i ka dalë në krah, bëni mirë të hetoni. Në fund të hetimit, të jeni të sigurtë se do zbuloni shkelje edhe më të rënda nga çfarë ne kemi denoncuar,”-shkruhet ndër të tjera.

Postimi i plotë i AMT-së:

Në respekt të qytetarëve shqiptarë që me shume dëshirë presin të aderojnë në Bashkimin Europian, reagimi KE-së duhet të ishte i pjekur dhe pasi të ishin hetuar problemet që ngremë ne ankimuesit. Ne e dimë që takimi i mbajtur fshehtas i Sorecës në Gjykatën Kushtetuese është fundi i karierës së tij në Shqipëri, por deri atëherë, kemi disa pyetje për KE: 

Pse shikohet si sulm kur takimi u pranua nga vetë Soreca?
Pse shikohet si sulm kur takimi nuk u bë publik?
Pse shikohet si sulm kur takimi nuk ishte i programuar?
Pse shikohet si sulm kur nuk u bë publike as çfarë është diskutuar?
Pse shikohet si sulm kur takimk bëhet pikërisht në ditën e seancës së Teatrit?
Pse shikohet si sulm kur Soreca largohet nga dera e pasme?
Pse shikohet si sulm kur akoma publiku nuk është informuar në lidhje me protokollin e takimit?

Kësisoj, para se të dilni me deklarata te pathelluara dhe të pastudiuara mirë, duke bërë kështu qokën e rradhës ndaj Sorecës dhe pushtetit korruptiv dhe kriminal që Soreca i ka dalë në krah, bëni mirë të hetoni. Në fund të hetimit, të jeni të sigurtë se do zbuloni shkelje edhe më të rënda nga çfarë ne kemi denoncuar.

Një ditë më parë, AMT paditi në SPAK ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. AMT e akuzon Sorecën se ka ndërhyrë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin dhe se ka lobuar pro kryebashkiakut Erion Veliaj. AMT pretendon se më 16 qershor, Soreca ka hyrë në GJK, kur po zhvillohej seanca dhe ka takuar kryetaren e gjykatës, Vitore Tushën. AMT kërkon edhe shpalljen non-grata të ambasadorit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit amp padit luigi sorecen bashkimi europian be per sorecen luigi soreca aleanca per mbrojtjen e teatrit amp padit luigi sorecen bashkimi europian be per sorecen luigi soreca

Sondazh

Poll