Aktualitet

8 Korrik 2021, 15:13 Nga DOSJA

SARANDË– Një tjetër skenë dhune është regjistruar në jug të vendit, më konkretisht në Sarandë brenda një picerie. Qytetarët që kanë filmuar momentin e sherrit kanë bërë me dije se pronarët e picerisë kishin ngacmuar të dashurën e një pushuesi.

Pas reagimit të të dashurit, pronarët kishin nxjerrë thikën duke e kërcënuar me jetë, ndërsa e ndoqën edhe jashtë biznesit.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ata të picërisë i ngacmuan të dashurën pushuesit, e kërcënuan dhe më thikë pastaj,”-shkruajnë dëshmitarët. Ndërsa gjatë gjithë videos dëgjohen fjalët: Ça do më bësh mo?!

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar sherrin, duke nisur hetimet për dy persona; A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë. Këta shtetas mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sarande sherr ne sarande sarande sherr ne sarande

Sondazh

Poll